Kroacia pret të marrë rreth 2.5 miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet tubacionit Jon-Adriatik (IAP), tha Ministria e Mjedisit dhe e Energjisë së Kroacisë.
“Tubacioni Adriatik i Jonit do të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë me sistemin e transmetimit të gazit TAP. Gjatësia totale e tubacionit të gazit nga Spliti në qytetin e Fierit, Shqipëri është 511 km (gjatësia e seksionit kroat: 252 km). IAP është planifikuar për kapacitet prej 5 miliardë metra kub në vit dhe Kroacia planifikon të marrë rreth 2.5 miliard metra kub”, tha ministria për “Trend News Agency”.
Ministria e energjisë tha se Kroacia e konsideron tubacionin Trans Adriatik si pjesë të rëndësishme të korridorit të gazit jugor dhe si një nga tubacionet që do të ofrojë diversifikimin e rrugëve dhe do të ndihmojë sigurinë e furnizimit për Europën.
IAP është një tubacion i propozuar i gazit natyror në Europën Juglindore që do të shtrihet nga Shqipëria përmes Malit të Zi, Bosnjës dhe Herzegovinës, dhe në Split në Kroaci. Ajo do të lidhet me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Kapaciteti i gazsjellësit do të arrijë në pesë miliardë metra kub gaz në vit. TAP me vlerë 4.5 miliard euro është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz i Azerbajxhanit, deri në vendet e BE.
Tubacioni do të lidhet me tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian në kufirin turko-grek, që kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të dalë në jug të Italisë. TAP do të jetë i gjatë 878 kilometra (Greqi 550 kilometra, Shqipëri 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Itali 8 kilometra). Aksionet e TAP përbëhen nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH ose EBRD) po konsideron shpërndarjen e kredisë prej 500 milionë euro për projektin TAP. Përveç EBRD, Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të diskutojë gjithashtu shpërndarjen e kredisë prej 1.5 miliardë euro për TAP në shkurt.