×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mori 5 milion lekë gjobë, kërcënon se do të vetëvritet

Tuesday, 25 September 2018 11:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë. Prej më shumë se një ore, nga ora 10:30, 42-vjeçari Andon Ziu, ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë, duke kërcënuar se do të hidhet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës. Mësohet se shkak për këtë veprim të 42-vjeçarit është bërë një gjobë prej 5 milionë lekë të vjetra, që Ziu ka marrë nga Bashkia për një ndërtim pa leje.

Ai predenton se është gjobitur padrejtësisht, dhe kërkon që të rishikohet masa ndaj tij, ose përndryshe kërcënon se do të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë.

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 11:58
Login to post comments