×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qindra iranianë, palestinezë dhe sirianë futen në Shqipëri, zgjedhin rrugën e malit

Tuesday, 25 September 2018 11:58

 Hyrja e emigrantëve te paligjshëm në territorin shqiptar është rritur kohët e fundit me shifra të frikshme.  Siç raportojnë banorët e fshatit kufitar të Vërnikut për emigrantët, nuk kalojnë në rrugën  kryesore, por zgjedhin rrugën e malit, me frikën e policisë.

Kalojnë çdo ditë emigrantë. Vijnë pijne ujë në cezmen e fshatit. Nuk kalojnë brenda në fshat por zgjedhin rrugën nga mali për të kaluar. Policia bën kontrolle çdo ditë. Do i ndihmonin me ushqime por për t’i strehuar jo sepse ndjehemi të rrezikuar”, rrëfejnë  banorët.

Në fshatin Vërnik, banorët tregojnë që gjatë ditës hyjnë emigrantë të paligjshëm kryesisht palestinezë, iranianë dhe sirianë.   Burime konfidenciale zbulojnë se të paktën  345 emigrantë të paligjshëm  futen në pikat kufitare, dhe nëse më parë futeshin në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, tani kthehen mbrapsh në vendet e tyre për shkak të mbingarkesës.

Ndërkaq policia kufitare pas mbërritjes  në fshat, bën kontrolle brenda dhe rreth zonës së fshatit. Është e vështirë kapja e emigrantëve në këtë fshat sepse ata duke zgjedhur rrugën e malit mbërrijnë shpejt në qytezën e Bilishtit.

Login to post comments