Futja e biznesit të vogël në TVSH, Shoqatat: Në 7 muaj u mbyllën 13 mijë qepena

Tuesday, 25 September 2018 15:34

6 muaj pas futjes në skemën e TVSH-së të subjekteve me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë, Shoqata e Biznesit të Vogël ka bërë një bilanc të efekteve që ka dhënë kjo reformë fiskale e qeverisë.

Albert Nasto, kryetar i shoqatës, thotë se ka pasur mbyllje masive të aktivitetit të biznesit: “13 000 biznese për 6-mujorin e parë është hata. Por, efektin e saj, TVSH-ja nuk e ka tani, do ta ketë në 3-mujorin e parë të vitit 2019”.

Zoti Nasto shton se edhe arkëtimet nga TVSH-ja kanë rënë në Buxhetin e Shtetit, ndërkohë që çmimet janë rritur: “Në Buxhetin e Shtetit është futur 9% më pak sesa në vitin 2017. Kjo do të thotë që kjo reformë është e dështuar komplet. Çmimet janë rritur deri në 32%”.

Tjetër element që nënvizon Shoqata e Biznesit të Vogël është rritja e evazionit fiskal, pasi subjektet nuk deklarojnë xhiron reale për shkak të taksave: “Po bëhet evazion si nga firmat e mëdha, që nuk çojnë kupon tatimor, ashtu edhe nga biznesi i vogël”.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri është 20% e çmimit final të shitjes së mallit apo shërbimit. Nga prilli i këtij viti, qeveria futi në skemën e TVSH-së bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë. Gjithsej janë përfshirë rreth 10 mijë biznese të reja që i nënshtrohen tashmë regjimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar./tch

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...