Në fshatin Gegë të Kuçovës nuk ka mbërritur ende asfalti. Që prej 60 vjetësh, banorët nuk mbajnë mend të jetë vënë dorë për rrrugë apo ujësjellës.
Kanalizime ujrash të zeza nuk ka. Shtëpitë përdorin ende gropat septike.
Familjet jetojnë kryesisht me të ardhurat e pjesëtarëve që kanë shkuar në emigrim, ndërsa një pjesë merret me bujqësi.
Rrugët në dimër bëhen të pakalueshme dhe, siç shprehet një banor, kur iu desh ndihmë, thirri policinë.
“Kam marrë policinë në telefon dhe erdhi polici që më çoi në urgjencë sepse makina nuk ngjitej te ne”, thotë burri i moshuar.
Ky fshat me 500 banorë është vetëm 10 minuta larg Kuçovës, por mungesa e infrastrukturës i bën banorët të ndihen si të izoluar.