Merren në pyetje nëna dhe motra e Xhisiela Malokut

Premte, 28 September 2018 12:46

Pas denoncimi të bërë dy ditë më parë të ngjarjes së rëndë më në fund prokuroria e Fushë-Krujës ka vendosur të marrë në pyetje nënën dhe motrën e Xhisiela Malokut, 25 vjeçares që ka kallëzuar për dhunë djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Ato do të pyeten për raportin që kishte Xhisiela me Rexhep Rrajën, si dhe për akuzat e familjares së tyre se është përndjekur, dhunuar dhe përdhunuar nga djali i deputetit.

Edhe pse po hetohet asnjë masë nuk është marrë ndaj personit të akuzuar, Rexhep Rrajës, i cili vijon të bredhë i lirë.

Login to post comments