Tragjike/ I vuri zjarrin ullishtës, vetëhelmohet gruaja në Lushnjë

Premte, 28 September 2018 15:05

Një grua, e cila dyshohet se ishte shkaktare e një vatre zjarri në Lushnje ka pirë fotoksinë dhe ka vdekur.

Ajo është Dallandyshe Blliku, 55 vjeç dhe sipas bashkëshortit të saj është vetëhelmuar Mësohet se ngjarja ka ndodhur në periferi të Lushnjes.

Sipas të dhënave të para, gruaja i kishte vënë zjarrin plehrave në oborrin e saj por  kjo vatër u përhap për shkak të erës dhe flakët vazhduan 24 orë,

Ndërkohë deri tani janë djegur më shumë se 20 hektarë ullishte.

Modifikuar më Premte, 28 September 2018 15:13
Login to post comments