“Moody`s” për bankat shqiptare – Po vijojnë procesin e konsolidimit, të mirëkapitalizuara

Premte, 28 September 2018 15:17

Moody`s vijon ta vlerësojë sektorin bankar mbi nivelin e ekonomisë shqitare, në B2, nga B1 që vlerësohet ekonomia shqiptare në tërësi.

“Sektori bankar i Shqipërisë po përjeton një konsolidim thelbësor”, thuhet në raportin më të fundit të Moody`s të analizës vjetore të ekonomisë shqiptare.

Pjesë e strategjisë së konsolidimit theksohet edhe plani i shprehur tashmë i disa bankave për t`u larguar nga tregu vendas.

Moody`s vë theksin edhe te fakti se, duke pasur parasysh masën e tregut bankar të vendit, potenciali i hyrjes në këtë treg i një kompanie që nuk vjen nga ky sektor, pra pa eksperiencë, do të përbënte një burim rreziku.

Në raport nënvizohet dhe numri i lartë i kredive me probleme, por edhe përmirësimi i cilësisë së aseteve, si pasojë e përmirësimit të kushteve ekonomike, ristrukturimit të kredive dhe fshirjes nga bilancet e bankave të kredive jo performuese.

Në tërësinë e tij, sistemi bankar vlerësohet si i mirëkapitalizuar dhe likuidit, ndërkohë që rritja e ngadaltë e kreditimit bie në sy.

Login to post comments