Një 40 vjeçar nga fshati Grudë e Re në Shkodër duket se është me shumë fat, pasi ka arritur të mbijetojë pasi ka rënë në një pus mbi 35 metra të thellë.
Sokol Lulashi, u nxor gjallë falë ndërhyrjes së efektivëve zjarrfikëse dhe po dërgohet në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore të mëtejshme.