Ministria e Brendshme më në fund theu heshtjen dhe para pak minutash doli në konferencë për shtyp përmes Drejtoreshës së SHÇBA, Anila Trimi e cila recitoi live atë çfarë i kishin shkruar përkundër pritshmërisë së publikut që priste një tjetër reagim nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme.
Teksa u lajmërua dalja për mediat nga Ministria e Brendshme, mendohej se do të kishte masa ndëshkimore ndaj policëve, do të kërkohej arrestimi i djalit të deputetit të Rilindjes që kishe dhunuar dhe përdhunuar vajzën, por ndodhi e kundërta.
Nisi sulmi ndaj oficerit Nuhu, drejtoresha Trimi u “betua” se ishin bërë hetime të thelluara dhe ishin pyetur dhjetëra policë për oficerin, i renditi disa akuza për të, por në asnjë prej atyre rreshtave të recituara nuk foli për vajzën e dhunuar dhe përdhunuar, nuk foli për djalin e deputetit të Rilindjes, mbrojti me fanatizëm deputetet Rrahja dhe Balla ku nxorën dhe konkluzionet që ata nuk kanë qenë në komisariatin e policisë së Fushë-Krujës. Sa absurde dhe e çuditshme, aq shpejt ngritën akuzat për oficerin Nuhu dhe për mosprezencën e dy deputetëve të PS në komisariat, kur hetimet kanë ngecur, djali dhunues i bredh i lirë dhe askush nuk është penalizuar deri më tani për këtë ngjarje skandaloze!