E shkuara e Anila Trimit dhe pse drejtoresha nuk duhej ta lexonte letrën që e "ripërdhunoi" jetimen

Premte, 28 September 2018 19:06

Rezultatet e hetimit mbi ngjarjen e rendë atë ët përdhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist Rahman Rraja u bënë publike nga drejtoresha e Shërbimit për Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Brendshme Anila Trimi. Në një konferencë urgjente për mediat Anila Trimi lexoi letrën që iu dha gati nga vetë abuzuesit.
Por pse Anila Trimi nuk duhej të pranonte ta lexonte atë letër.
Së pari, Anila Trimi është vetë grua dhe nuk ka femër që do të pranonte përdhunimin e një vajze.
Së dyti, Anila Trimi vjen në pozicionin e drejtores së ShÇBA-së nga radhët e institucionit kundër prostitucionit dhe trafikimit të vajzave.
Anila Trimi ka mbi 20 vjet që ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendshme. Ka kaluar me dhjetëra raste personash të trafikuar dhe është marrë me hetimet konkrete të veprave penale, që kanë pasur lidhje me trafikimin.

Modifikuar më Premte, 28 September 2018 20:24
Login to post comments