Revista sportive rrezikon të falimentojë, themeluesi i saj pagoi 100 euro kesh për shpërndarje

Saturday, 29 September 2018 09:50

Revista ”Planet Lyon” dedikuar skuadrës së futbollit të ”Olimpikut të Lionit” rrezikon të falimentojë dhe themeluesi i saj është paditur për fshehje të deklarimit të punësuarve, për shkak të 100 eurove të paguara kesh shtatë vjet më parë disa të afërmve të tij për shpërndarjen e fletushkave promocionale.

Tremujori u caktua nga gjykata me pezullim të aktivitetit.

Aymeric Blanc, pronari dhe kryeredaktori i revistës të themeluar në vitin 2009, i kishte dhënë 20 euro secilit prej dy kushërinjve dhe tre shokëve të tyre, të gjithë nxënës të shkollave të mesme, në formë mirënjohje për ndihmën dy orëshe që i kishin dhënë gjatë ndeshjes Lyon-Lens në stadiumin ”Gerland”.

E gjitha kjo u mbyll keq mbrëmjen e 10 prillit 2011, pasi dy inspektorë të punësimit kryen kontrolle në ”Gerland”.

Aymeric Blanc, 32 vjeç në atë kohë, e pranon fajin dhe kërkon mirëkuptim për injorancën e tij në aspektin ligjor. Më kot. ”Urssaf” (Organizations for the Collection of Social Security and Family Benefit Contributions) kërkon 21,344 euro për mosdeklarim të të punësuarve, përcjell ata.

“Ky është një dënim me vdekje”, shprehet gazetari, i cili e drejton i vetëm revistën.

Por sipërmarrësi nga Lyon ka ende shpresë që të gjejë përpara të mërkurës një marrëveshje me ”Urssafin” për një pagesë progresive.

Login to post comments