Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Makina e ish-ministrit të Shëndetësisë është goditur me gurë nga një person.
Sulmi ndaj makinës së ish-ministrit Beqaj ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë zonës së “Pallatit me Shigjeta”.
Në momentin e ngjarjes, pranë makinës së deputetit socialist, ndodhej edhe një makinë me targa diplomatike.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





