Tentojnë të kalojnë Murriqanin me 8 kg kanabis të fshehur poshtë sediljeve, 2 të arrestuar

Saturday, 29 September 2018 10:46

Kishin fshehur pakot me hashash në makinë dhe po tentonin të dilnin nga Shqipëria përmes pikës kufitare Murriqan, por nuk ia kanë dalë.

Gjatë kontrollit të  ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me të cilin udhëtonin një durrsak dhe një nga Shijaku janë gjetur të fshehura në makinë  8  kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. 

Policia e Shkodrës njofton arrestimin në flagrancë të dy shtetasve që udhëtonin në makinë:  Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës, Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak

"Arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Murriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8  kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa."

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan,Shkodër, pasi në fshatin Plan, vendi i quajtur “Gropa Thanit”, në një serë, u gjet një sasi lënde narkotike Canabis Sativa, me peshë 8.5 kilogram.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Login to post comments