3 muaj pas përdhunimit prokuroria kujtohet të marrë në pyetje Xhisielën

Saturday, 29 September 2018 16:07

hisiela Maloku, është marrë në pyetje nga Prokuroria ditën e sotme. Vajza e dhunuar, është marrë në pyetje pas daljes së akt-ekspertizës.

Prokuroria ka vendosur të pyesë 25-vjeçaren, e cila dyshohet se është dhunuar nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Këtë vendim Prokuroria e mori pasi administroi tabulatet telefonike të vajzës. Në dokumentin e ekspertëve mjeko ligjorë thuhej se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare ne kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”.

Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së pëerkohshjme për punën në masën prej 9 ditësh.

Login to post comments