Presidenti grek kërkon që të pranohet se çamët ndihmuan nazistët, a do e kundërshtojë Rama?

Saturday, 29 September 2018 16:11

Presidenti Pavlopulos, gjatë referatës në ngjarjet e 29 shtatorit 1943, ka theksuar se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin me nazistët, ndërsa theksoi se nuk diskutohet e vërteta historike e aktivitetit te tyre kriminal në zonë.

Duke e konsideruar muajin më të frikshëm të zonës Paramithias historikisht. Për këtë tragjedi kanë përgjegjësi çamët si bashkëpunëtorë te tyre. Ndërkohë, sipas presidentit grek, çamët nuk u ndoqën nga Thesprotia, siç pretendojnë sot, por u larguan “te mos gjykohen si bashkëpunëtorë të Nazistëve, sepse duhet te dilnin para gjyqit për krime kundër njerëzimit”.

Pavlopulos ka theksuar se çështjet që të ashtuquajturit Çamë paraqesin në tryezën e bashkëbisedimeve fyejnë kujtimin e viktimave dhe ndikojnë negativisht ne marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Akoma dhe sot shtrembërojnë te vërtetën. Deklarojnë se luftuan kundër gjermanëve, se nuk bashkëpunuan me ata. Shtrembërim mjaft provokues i historisë, mjaft fyese për viktimat e krimeve çnjerëzore që u kryen në zonë. E përsëris, çdo mbështetje e kësaj teorie gënjeshtër nga fqinjët shqiptarë ndikon, madje ne mënyrë decizive, marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Login to post comments