Tërmeti në tregje gjatë së Premtes i ka shkaktuar Italisë plot 20 miliardë euro humbje, dhe nuk janë fare pak për një vend si Italia, e pamundur për të dalë nga nga kriza prej thuajse 8 vitesh.
E gjitha erdhi si pasojë e rritjes së vlerësimeve të defiçitit, në 2.4% të PBB, nga 1.6% që kërkonte Ministria e Ekonomisë.
Të gjithë indikatorët e performancës së financave të Italisë pësuan një kolaps gjatë së Premtes, me interesat që u rritën përtej çdo imagjinate, aq sa i shkaktuan vendit të paktën 20 miliardë euro humbje në pak orë tregti.
Kapitalizimi në treg i bursës së Milanos ra kështu në pak orë nga 636 miliardë euro, në 616 miliardë euro. Situata bëhet edhe më dramatike po të llogarisim se që prej muajit Maj humbja prek shifrën e 90 miliardë eurove.
Dhe kjo shtrirje kohore përkon ekzaktësisht me qeverinë e re italiane. Pavarësisht tërmetit të së Premtes, sinjalet janë të qarta; nuk jemi në kushtet e panikut.
E premtja e zezë e Italisë nuk do të harrohet kollaj. Java e re ndërkohë do të tregojnë se në çmasë do të jetë dëmi për ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, dhe të sëmurën e saj kronike.