Frikë për mungesë dollari – Investitorët të trembur, valuta amerikane shtrenjtohet dhe rrallohet

Diel, 30 September 2018 11:30

Në një kohë që Rezerva Federale rrit normat e interesit dhe dollari amerikan dhe Yieldet e titujve amerikanë rriten po ashtu, investitorët jashtë vendit kanë filluar të tremben nga fakti se shumë shpejt në treg mund të ketë një mungesë dollari.

Të paktën ata do ta kenë më të vështirë të kenë akses të monedha amerikane. Kjo është e dukshme, shprehen ekspertët. Pra, investitorët i tremb fakti se dollari po bëhet gjithmonë e më i shtrenjtë dhe i rrallë për t`u gjendur.

Gjithsesi, deri javën e kaluar nuk kishte asnjë sinjal të qartë se dollari në treg po pakësohet. Por as kjo nuk i ka ndalur dot shqetësimet e investitorëve. Të Enjten ndërkohë erdhën sinjalet e para, pra të nesërmen e ndërhyrjes së 8-të të Rezervës Federale në normat e interesit.

Me euron, rezultoi të ishte zgjerimi më i madh ditor që prej krizës financiare të vitit 2008. Gjithsesi, në këtë ecuri mund të ketë pasur efekt edhe Italia me trazirat në tregjet e saj.

Aktualisht, kosto për të huazuar dollarë jashtë Shteteve të Bashkuara sot, është më e lartë se në çdo pikë të vitit 2009. Dhe ky kah nuk ka gjasa që të kthehet.

Login to post comments