Dhoma Amerikane e tregtisë “godet” qeverinë

Diel, 30 September 2018 16:33

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dorëzuar si kërkesë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të njëjtat propozime që ka bërë dhe një vit më parë: tatim zero për dividentin, ulja e tatimit mbi të ardhurat personale dhe zgjerimi i bazës për shpenzimet që duhet të njihen për efekt tatimi mbi biznesin.

Mark Crawford, President i kësaj dhome, thotë se taksa e dividentit pengon investimet e reja dhe nuk nxit rritjen ekonomike.

“Unë jam i idesë që duhet taksë 0 për dividentin, kemi taksë për fitimin dhe është paguar njëherë, në momentin që tatohet dividenti është tatim i dyfishtë. Mban peng rinvestimin në Shqipëri, ata që investojnë nuk duhet të kenë taksë dividenti, sepse shtojnë vende pune, po shtojnë aktivitet dhe sërish te ky aktivitet i zgjeruar do të paguajnë taksa për punësimi dhe tatim fitimi në kompaninë e dytë”.

Dhoma Amerikane nuk është kundër politikave sociale të buxhetit të shtetit, sidomos ato që mbështetin familjet me shumë fëmijë, por Crawford sugjeron që të ketë një orientim të përzier me mbështetje direkte nga buxheti por dhe përmes nxitjes së investimeve në vepra publike, të cilat sjellin punësim.

“Është qeveri socialiste dhe përputhet me platformën e saj. Unë normalisht mendoj se duhet të ketë mbështetje për ata që nuk kanë dhe sidomos familjet. Por dhe investimet kapitale ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës. Mbase duhet një miks politikash, kapitale dhe mbështjetje direkte”.

Qeveria është drejt finalizimit të paketës fiskale për vitin e ardhshëm. Deri tani është rënë dakord që të ulet tatimi mbi dividentin, të rritet akciza e cigareve dhe të bëhen disa ndërhyrje ligjore me qëllim lehtësimin e procedurave për biznesin.

Login to post comments