Një 25-vjeçar në Dibër humbi jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Peshkopisë pas plagosjes me thikë.
Viktima I.Zogu nga fshati Arras u godit me thikë nga persona të paidentifikuar.
Ai kishte marrë plagë në këmbë dhe pjesën e përparme të barkut.
I.Zogu ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të Peshkopisë.
Policia e Dibrës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të plagosjes.