Nga Alfrida Marku (Dedgjonaj)
Habituni me veten nëse heshtni e nuk reagoni!
***
Ndonëse ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon se ndaj shtetases Xh.M është ushtruar dhunë, ndonëse arrestimi i dhunuesit bëhet menjëherë pas denoncimit publik me prova të oficerit të çështjes dhe nga opozita, ndonëse kryeministri pranon që kjo shtetase është dhunuar dhe se ligji do jetë i barabartë....’drejtësia’ e Ramës vonon 3 ditë për të sajuar mbrojtjen më të mirë të mundshme:zhurmë mediatike deri në ‘sistemimin’ e provave dhe akuzës. ‘Arrest me burg’ për vepren penale të ‘përndjekjes’ duke fshehur sërish dhunimin, përdhunimin, çnjerëzimin, kësaj here vrasjen e një vajze të pambrojtur! Po flitet, se po përgatitet një tjetër raport mjeko-ligjor me të cilin do të abuzohet me aftësinë mendore të shtetases së dhunuar.
Mos t’ju vijë habi për Ramën pse mbron një përdhunues, kërcënon një oficer policie që tregoi një krim të mbrojtur nga politika dhe vret publikisht një tjetër viktimë të sistemit politik të drejtësisë.
Kriminelët dhe të mbrojturit prej tyre, Rama i bëri deputet, kryetar bashkish, drejtues fushatash nëpër qarqe, ministra, drejtor policie, kryeprokuror!
Rama, me përdhunues, shfrytëzues prostitucioni, vrasës, trafikant droge, po qeveris prej 6 vitesh duke kërcënuar popullin.
Habituni për veten kur s’keni guxim të reagoni!
E turpshme, sesi interesat politike u mbyllin gojën edhe disa burrave te grave të ps-së në të cilët dukej se kishte mbetur pak moral!!