Fermerët në të gjithë Shqipërinë janë lënë pas dore dhe Dibra është rasti me specifik ku ata nuk janë mbështetur fare dhe prodhimet e tyre janë kalbur dhe hedhur në rrugë.
Denoncimi nga Dibra vjen nga Deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi pas konstatimit në terren të asaj çfarë po iu ndodh fermerëve.
Ja statusi në FB i deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi
“Ky vit ishte i mbarë sa i përket pemëtarisë.
Mundi dhe sakrifica e këtyre njerëzve punëtorë u shpërblye me një prodhimtari te larte dhe shume cilësore, por pikërisht tani fillon halli më i madh i tyre.
Fermerët përballen me braktisjen e shtetit ;
1- Mungesa e tregut
2-Konkurrenca e pa ndershme
3-Mungesa e pikave të grumbullimit
4-Shtrenjtimi i energjisë
5-Mungesa e dhomave frigoriferike
6-Edhe ato që janë, janë të pa mjaftueshme dhe ne këtë mënyrë rritet kostoja si pasojë e çmimit të lartë të energjisë.
7-Edhe një linjë prodhimi që do të bënte të mundur përpunimin e të gjitha frutave të fermerëve të Dibrës ,nuk gjen aspak mbështetje nga Ministria e Bujqësisë e cila ka lënë krejtësisht jashtë vëmendjes duke e krahasuar me Qarqet e tjera te vendit.
Fermerët që sakrifikuan dhe ngritën pemëtoret me mund e me djersë , tani ndihen të braktisur dhe po falimentojnë !
I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë të kthejë vëmendjen nga bujqësia , ajo është e ardhmja e Dibrës dhe e gjithë Shqipërisë. Shqipëria është vend i begatë ,boll na e shitët si vendi i hashashit...!”