Pensionet e harruara të Shqipërisë – Nga viti 2013, kemi vetëm indeksim, jo rritje

Hënë, 01 October 2018 15:01

Sytë nga mosha e tretë duket se kthehen çdo një tetor, ku vizitohen institucionet e rezidencës e bëhen një sërë premtimesh për përmirësimin e jetesës. Për shumë vite më radhë në Shqipëri nuk është bërë asnjë rritje domethënëse e pensionit, për tju siguruar një jetesë dinjitoze të moshuarve. Por a e dini se sa është masa e pensionit mesatar në Shqipëri?!

Aktualisht në vendin tonë mbi 24 për qind e shoqërisë përfitojnë një pension. Nga viti në vit pensionet në Shqipëri indeksohen në bazë të inflacionit dhe nuk kemi një rritje reale të tyre. Në bazë të përpunimit të të dhënave masa e pensionit mesatar në Shqipëri ka ndryshuar me hapin e breshkës. Po marrim në shqyrtim tre llojet e pensioneve , të pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit. Referuar pensionit të pleqërisë i ndarë në qytet dhe në fshat që nga viti 2012 në 2017 nuk ka patur rritje domethënëse.

Pensionet mesatare të pleqërisë në qytet në vitin 2012 ishin në vlerën e 13,324 lekë, ndërsa në vitin 2017 shkuan në vlerën e 15,527 lekë. Pensionet e pleqërisë në fshat janë më të ulëta dhe në vitin 2012 vlera e tyre mesatare ishte 7,457 lekë ndërsa në vitin 2017 pensioni mesatar i pleqërisë në fshat shkoi në 8,808 lekë. Nga përpunimi i të dhënave rezulton se pensioni familjar për pensionistët e fshatit dy vitet e fundit është uluar ndjeshëm. Kështu nga viti 2012 një pension familje në fshat ishte mesatarisht 3,002 lekë ndërkohë që në vitin 2017 ky pension është 2,477 lekë.

Ndërsa referuar vlerës mesatare të këtij pensioni në qytet në vitin 2012 ishte 6536 lekë dhe në vitin 2017 vlera mesatare e tij ishte 6706 lekë. Një diferencë e thellë e vlerës mesatare të pensioneve vihet re edhe nëse krahasojmë pensionet e qytetit me të fshatit sa i përket pensionit të invaliditetit. Një person që ka statusin e invalidit në qytet në vitin 2012 merrte një pension mesatar prej 11,738 lekë ndërsa në vitin 2017 vlera mesatare e këtij pensioni shkoi në 13389 lekë.

Referuar pensionit të invaliditetit në fshat vlera mesatare e tij në vitin 2012 ishte 5738 lekë ndërsa në vitin 2017 pati një rritje të vogël në 6452 lekë. Masa e pensionit mesatar në Shqipëri është shume herë më e vogël krahasuar me vend e rajonit. Ndërkohë një pensionisti shqiptar nuk i mjaftojnë paratë për të mbyllur muajin me shpenzime minimaliste edhe pse ka punuar një jetë të tërë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...