Java ka nisur me luhatje për valutat kryesore ndërkombëtare, përveç monedhës europiane. Euro në tregun vendas të këmbimit valutor vijon të mbetet e fiksuar në kuotën e 126 lekëve.
Nga ana tjetër, dollari amerikan është forcuar lehtë ndaj monedhës vendase. Valuta amerikane u rrit me 0.4 lekë për njësi, për të kapur kursin e 108.7 lekëve në blerje.
Ndërkohë, sterlina e ka nisur javën në rënie, e cila ka është dobësuar lehtë me 0.2 pikë ndaj lekut nga dita e premte. Sterlina këmbehet sot për 141.3 lekë në blerje dhe 142 lekë në shitje.
Sa i takon valutave të tjera, dollari kanadez ka fituar terren ndaj lekut duke u forcuar me plot 1.5 lekë për njësi. Tashmë monedha kanadeze këmbehet për 84.5 lekë në blerje dhe 85.5 lekë në shitje.
Ndërkohë, rritje të lehtë nga dita e premte kanë regjistruar edhe dollari australian dhe franga zvicerane, të cilat kanë arritur respektivisht kuotën e 78.2 dhe 110.5 lekëve në blerje.