“… një oficer policie s`ka pse të favorizojë askënd nga palet…,” tha Xhisiela. Kjo është një pjesë e rrëfimit të Xhisiela Malokut, të cilin mund ta ndiqni mbrëmjen e kësaj të hëne në Top-Channel, në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasilit.
Duk filluar nga ora 21:00, Xhisiela Maloku hedh dritë mbi ngjarjen që ditët e fundit ka “trazuar ” opinionin publik, institucionet ligjzbatuese por edhe vetë politikën.
25 vjeçarja nga fshati Zezë, në rrëfimin e saj flet për njohjen me Rexhep Rrajën , djalin e deputetit socialist të zonës , detajet e ngjarjes dhe situatën në të cilën ajo gjendet.
Si ndjehet Xhisiela? Si është e vërteta e historisë së dashurisë që u kthye në çështje penale ? A është kërcënuar ajo ?
Top Channel ka njoftuar se sot në mbrëmje, në emisionin “Open”, personazhi i javës Xhisiela Maloku do të rrëfejë historinë tragjike të vitit të saj të fundit dhe marrëdhënien me djalin e deputetit socialist, Rexhep Rahja.