Gra, fëmijë dhe kalimtarë të rastit janë mbledhur pak minuta më parë përpara godinës së kryeministrisë ku po zhvillojnë një protestë për farëzimin që qeveria po i jep dhunuesve të 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
Ata e quajnë lëvizjen “kundër dhunuesve të veshur me pushtet” duke iu referuar mbrojtjes që po i bëhet djalit të deputetit socialis i akuzuar për përdhunim, vetë deputetit Rrahman Rraja si dhe kreut të Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Këta dy të fundit bashkë me kryebashkiakun e Krujës kanë kërcënuar me pistoletë oficerin që po hetonte abuzimin.