Xhisiela Maloku është vajza, e cila tërhoqi gjithë vëmendjen e politikës dhe medias këto ditë pas bërjes të njohur të historisë së dhunës ndaj saj nga djali i deputetit socialist Rraman Rraja, Rexhep Rraja.
Vajza kishte paditur për dhunë ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, dhe më pas ishte tërhequr nga denoncimi për shkak të presioneve. Ky rast u bë i njohur për opinionin publik pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, i cili u largua nga Shqipëria për shkak të kësaj dosjeje që po hetonte, pasi, siç ka rrëfyer ai, ishte kërcënuar me jetë dhe nga rrjeti i tij informativ ishte vënë në dijeni se ishte kërkuar ekzekutimi i tij.
Disa si të pas bërjes publike të kësaj ngjarjeje të rëndë, Xhisiela ndërsa u shfaq në media duke u prononcuar për rastin, kishte mbyllur llogaritë e saj në rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook.
Por sot në ‘Instagram’ një adresë figuron me emrin dhe foton e saj. Nuk dihet nëse adresa është vërtetë e saj apo është fals, por mesazhi që jepet është se “nuk jam e dhunuar”, dhe “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”.
Fotot duken që janë reale pas shfaqjes së saj me figurë, por mesazhet duken si të stisura që shkojnë në favor të dhunuesit të saj.