Zona e Fllakes, Qerretit dhe Bishtkamzes janë pa energji elektrike si pasojë e një defekti në fidrin 24. OSHEE njofton se defekti ka ardhur si pasojë një dëmtimit të shtyllës tek mbikalimi i Fllakës, nga një automjet i paidentifikuar.
Brigada është në terren, por akoma nuk është riparuar fideri, pasi linja ka pesuar defekte në disa pjesë tësaj.
"Punimet do të zgjasin- thotë OSHEE -pasi riparimi pengon kalimin e mjeteve në autostrade dhe krijon trafik.