Xhisiela Maloku në rrëfimin e saj në emisionin "Open" thotë se kallëzimi për dhunë i bërë ndaj djalit të deputetit socialist është i rremë, dhe se të gjithën e sajoi për shkak të xhelozisë ndaj të dashurit të saj i cili sic ajo tha kishte shkuar me pushime me një vajzë tjetër.
Ajo e denoncoi atë për dhunë dhe kur u pajtua me të thotë se shkoi të tërheqë kallëzimin. Por Xhisiela shkon më tej kur thotë se procesververbali i dëshmisë së saj është manipuluar pasi shumë deklarime nuk janë thënë prej saj. Ajo akuzon oficerin Emiljano Nuhu se ka falsifikuar firmën e saj dhe ka deformuar dëshminë.
Por e cuditshmja është se ajo i pranon disa fakte të dëshmisë dhe të vetmet që mohon janë ato kur përfshihen të afërmit e deputetit socialist Rrahman Rrahja, kërcënimet e bëra prej tyre dhe fjalët kur vetë Xhisiela në procesverbal i akuzon ata si kriminelë që po e kërcënojnë.
Për të pranishmit në studion "Open" në Top Channel, Xhisile qartazi po gënjen dhe ajo është nën presion. Madje sipas tyre ajo është duke thënë shumë me këtë intervistë, ku me gënjeshtrat hapur për të mbrojtur fisin Rraja, ajo qartazi po kërkon ndihmë nga shteti.
Përpëlit qepallat, përtyp pështymën, dhe nënqesh e përhumbur teksa flet. Shenja këto që sipas gazetares Anila Hoxha, e ftuar në studio, tregojnë se vajza gënjen.