Një grabitje me armë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, ku një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.