Gjiganti europian i aviacionit “Airbus” testoi sot në bregun e largët verior të Gjermanisë në Detin Baltik një numër të madh dronësh, që synohet të përdoren për të shoqëruar avionët luftarakë.
“Ne po kryejmë kërkime lidhur me mundësinë e përdorimit të dronëve pa pilot si pjesë e një strategjie moderne të betejave ajrore të së ardhmes”, deklaroi Florian Taitsch, drejtues i lartë dhe kreu i departamentit të marrëdhënieve me median në kompaninë europiane të aeronautikës dhe mbrojtjes ajrore, “Airbus”.
Forcat e armatosura amerikane janë shumë përpara në këtë aspekt, por ndërkohë besohet që edhe kinezët dhe rusët po zhvillojnë studime në këtë fushë, u shpreh Taitsch.