Është identifikuar shqiptari i vrarë dje në Itali, pas një grabitje që ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit.
Një bandë grabitësish vodhën një dyqan duhani në rrugën ‘Cairoli’ në Ponte Felcino.
Ata ikën në bordin e një ‘Audi’ me cigare dhe kartela lotarish.
Gjatë ndjekjes, roja e objektit mbeti i dëmtuar nga makina e autorëve. Pak momente më vonë, karabinierët u futën në aksion për arrestimin e tyre.
Gjatë ndjekjes, pati të shtëna me armë, ku një nga grabitësit mbeti i vdekur.
Gjatë ditës së sotme mediat italiane kanë zbuluar edhe emrin e shqiptarit që ka mbetur i vrarë.
Bëhet fjalë për shqiptarin e identifikuar si Eduart Kozi.
Por për këtë ngjarje kanë nisur hetimet ndaj karabinierëve italianë. Sipas medias, ata dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe kanë vrarë në mënyrë të vullnetshme të riun shqiptar.
Pas vrasjes së Kozit, shqiptarët e tjerë kanë braktisur makinën me viktimën brenda në ‘Via Radiosa’.
Si pasojë e të shtënave, ‘Audi’ kishte dritaren e pasme të shkatërruar, ndërsa në pjesën e bagazhit u gjetën kutitë e grabitura me cigare.
Brenda mjetit nuk u gjetën armë zjarri.