Kamerat e sigurisë zbulojnë kasaphanën në lokal, përleshja mes dy bandave në "Bllok"

Premte, 05 October 2018 09:06

Kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën e atentatit të mbrëmshëm ndaj Ervis Martinajt në ambientet e një lokali në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Në pamje është fiksuar momenti kur dy grupet rivale futen në lokal dhe brenda pak sekondave aty nis përleshja fillimisht fizike dhe më pas edhe me armë zjarri. I pari që hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt, Rigers Gaxha, i cili mbeti viktimë e kësaj ngjarje

Grupet janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Rigers Gaxha, duke i dalë në mbrojtje Ervis Martinajt qëllon me armë zjarri në drejtim të grupit rival. Kundërpërgjigja rezulton fatale për Gaxhën i cili merr një plumb në kokë, ndërsa Ervis Martinaj dhe Laert Hasa, të cilët kanë qenë në një tavolinë sëbashku mbesin të plagosur. 

Nga përplasja e mbrëmshme me armë ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ndodhet në një Spital Privat. Dy të plagosurit e tjetër Ervis Martinaj dhe Laert Hasa prej mbrëmjes së djeshme ndodhet te Spitali i Traumës, i cili mbahet i blinduar nga FNSH dhe Forcat RENEA. Përplasja me armë zjarri ndodhi në ambientet e lokalit të biznesmenit Redi Popescu i cili ka mbetur i lënduar lehte (jo me plumb) nga përleshja mes bandave kriminale.  Por familjarët e tij të kontaktuar nga Report Tv theksojnë se biznesmeni nuk është plagosur.

Ervis Martinaj eshte emer i njohur per drejtesine dhe policine shqiptare, i denuar dhe i perfshire ne shume ngjarje te ndryshme penale, mes te cilave edhe nje vrasje.

Nderkohe, biznesmeni Popescu është një personazh i njohur në botën e medies dhe showbizzi-it në Shqipëri. Ai njihet për miqësinë e tij me shumë personazhe, madje ai i dogji shaminë e beqarit, Bes Kallakut.

Popescu ishte në qendër të vëmendjes edhe për shoqërimin e tij me milioneren amerikane, Paris Hilton. Ata u fotografuan gjatë një feste, të organizuar nga Philip Plein në Milano.

Login to post comments