Vrasja e truprojës dhe plagosja e Ervis Martnajt, identifikohet autori

Premte, 05 October 2018 10:25

Identifikohet autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Rigers Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Laert Hasa.

Policia pritet të dalë me një deklaratë për median ndërsa mësohet se njëri prej të plagosurve ka dhënë dhe dëshmi mbi atë që ka ndodhur, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

"Policia ka zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur pasi ka ndodhur në një ambient të brendshme të lokalit.  Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë si dhe njëri prej të plagosurve ka folur duke dhënë dëshminë mbi atë që ka ndodhur. Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë një sherr banal që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve" informon gazetarja e Ora News.

Burimet nga grupi i hetimit bëjnë me dije se në atentat janë përdorur 2 pistoleta. 

Policia pritet të dalë me një deklaratë në orët në vazhdim për të informuar dhe detaje lidhur me ngjarjen por dhe identitetin e autorit që momentalisht për arsye hetimoer nuk jepet.

Login to post comments