Zbulohen detaje të reja për vrasjen e ndodhur në një lokal në zonën e Bllokut mbrëmjen e 4 tetorit në Tiranë.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për shkak të të këngëtares Elvana Gjata, ngacmimit të saj.
Mësohet se aktualisht këngëtarja po merret në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Nga të shtënat me armë mbetën të vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagosën Laerd Hado dhe Ervis Martinaj.
Policia ka identifikuar autorin e vrasjes, një efektiv i Forcave Komando tashmë i shpallur në kërkim por për momentin nuk jepet emri për arsye hetimore.