Rama ‘qeras’ takimin e ministrave të Brendshëm me një vrasje në ish-bllok

Premte, 05 October 2018 10:40

Dje dhe sot po zhvillohet në Tiranë Ministeriali i rëndësishëm ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe punëve të Brendshme. Takimi i nivelit të lartë është organizuar për të diskutuar mbi forcimin e shtetit të së drejtës dhe sigurinë.

Dhe pikërisht mbrëmë si për ironi të fatet pikërisht në qendër të Tiranës, teksa ministrat e Brendshëm ishin duke darkuar në ish-vilën e diktatorit në ish-bllok, ndodhi një ngjarje shumë e rëndë. Vetëm pak metra larg vilës një i ri u vra dhe dy të tjerë mbeten të plagosur.

Duket se karma bëri të sajën. Ngjarja ia vërtetoi përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe fqinjëve tanë se çdo raport i Edi Ramës apo mburrje e tij për situatën e sigurisë në vend është një gënjeshtër me bisht.

Siguria në Shqipëri është në pikën më të ulët ndonjëherë në këto 30 vite. Ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë një gjë të tillë.

Kur Rama nuk arrin të sigurojë jetën e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, teksa darkonin në zonën më të populluar të Tiranës, atëherë çfarë mund të presin qytetarët e thjeshtë. 55news.al

Modifikuar më Premte, 05 October 2018 15:33
Login to post comments