Ikja e mjekëve pritet të sjellë një situatë më të rëndë në sektorin e mjekësisë, vetëm në dy vitet e fundit kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria 400 mjekë. Ndalja e këtij vrulli largimesh në radhët e bluzave të bardha, për ish ministrin e shëndetësisë Tritan Shehu, nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e pagave por me atë që i ofron sistemi, në të cilin mjekët nuk e gjejnë veten. Shehu ngre si shqetësim financimin e ulët të shëndetësisë i cili aktualisht është rreth 20 herë më pak se vendet e Bashkimit Europian .
Largimin e mjekëve e ka parë me shqetësim edhe Konfederata e sindikatave të Shqipërisë e cila ka ngritur një grup pune me mjekë dhe ekspertë ekonomie dhe pritet ti dërgojë qeverisë një paketë propozimesh ku përfshihet dhe rritja e pagave deri ne 2 mije euro në muaj për mjekët dhe 1 mijë euro ne muaj për infermieret .