Nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Surrel, ku një makinë ‘Fuoristradë AA255 JH’, dyshohet se njëri nga 3 personat që ndodhej në mjet ka humbur jetën.
Burimet bëjnë me dije se dy personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve, shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë. Ndërkohë që policia dhe zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e personave nga makina.