Orët e paradites do të jenë me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin.
Kjo situatë do të vijojë deri pasdite, kur priten shtim të vranësirave në të gjithë vendin, më të theksuara në jug, duke gjeneruar rrebeshe shiu afatshkurtër në ekstremin jugor.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstermale, duke luhatur nga 7 deri në 26 gradë.