Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Policia e Durrësit bën me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po ashtu mësohet se janë shoqëruar në Polici 9 persona.
Blutë e Durrësit sqarojnë se grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.