Pas tritolit që iu hodh në oborrin e shtëpisë, gjyshja e Xhisiela Malokut në fshatin Larushk të Fushë Krujës është shprehur për mediat se ndihen të frikësuar.
“Nuk dimë asnjë gjë, - tha znj.Muça, gjyshja nga nëna. - S’ia vendosim dot fajin asnjërit. Ishte ora rreth 12 e natës. U trembëm shumë. Na e hodhën tritolin në oborrin e shtëpisë. Jemi të kërcënuar. Nuk kemi asnjë ide kush mund ta ketë hedhur, vetëm kur dëgjuam zhurmë dolëm të frikësuar përjashta dhe pamë se kishin hedhur tritol".
Policia e Shtetit njoftoi sot se më datë 7.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe Ramazan Muça, është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer, një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve