Më në fund nga prokuroria ka dale një dokument i shkruar ku jepen disa të dhën për përgjigjet që ekspertiza britanike ka dhënë lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafës. Konkluzioni i tij është se kompania private ku janë çuar mostrat “JP French Associates”,
nuk merr përsipër të vërtetojë nëse në përgjim dëgjohet zëri i Agron Xhhafajt apo zëri i kunatit të Babales, Fredi Alizoti që nga prokuroria shqiptare akuzohet se ka bërë aktorin me pagesë .
Siç shikohet edhe në materialin me përgjigje që “JP French Associates”, ka kthyer ajo nuk merr përsipër të thotë se kush ka folur ne copëzat e incizuara me Albert Veliun.
Pra edhe britanikët nuk arrijnë ta përligjin tezën e Ramës që foli menjëherë pas publikimit se kishte provën e qartë të një trukimi nga një laborator shkencor ndërkombëtar. Kjo bisedë u çua fillimisht në Itali nga e cila nuk erdhi përgjigje. Dhe vetëm pas tre muajsh kompania angleze ka kthyer një përgjigje por që nuk përligj versionin e pushtetit. Atë tani për tani e mbështet vetëm prokuroria kamikaze e Arta Markut.