Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tregoi mënyrën se si ndodhi përplasja me armë në zonën e ish-Bllokut.
Sokolaj: Komandoja shërbente si trupojë i këngëtares së Elvana Gjatës. Ai i tregoi aftësitë e veta. Viktima ka një plumb në gjoks dhe një plumb në gojë.
Zheji: Qenka ekzekutim fare!
Sokolaj: I plagosuri tjetër ka 8 plumba dhe i plagosuri tjetër Ervis Martinaj është i plagosur në qafë. Sipas ekspertizës, janë qitje të një pistolete tip "glock" me numër serie të fshirë që mbahej nga komandoja i ushtrisë. Pistoleta është gjetur në vendngjarje.