Ambasada amerikane në Tiranë reagon sërish në lidhje me aplikimin për lotarinë.
Bëhet me dije se ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit.
“Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta.
Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit”, njofton ambasda.