Çështja “Babale”, Gjykata jep vendimin për Jetmir Olldashin, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin

Tuesday, 09 October 2018 14:06

Gjykata  ka lënë në fuqi masën e arrestit “Detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashin, ndërsa në burg ka lënë edhe Albert Veliun. Po ashtu gjykata ka lënë në fuqi vendimin “Arrest me burg” për Fredi Alizotin.

Para disa ditësh Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda caktoi masës e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu ‘arrest me burg’ gjykata ka vendosur edhe  për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”. Ndërsa masa ‘detyrim paraqitje’ është dhënë për gazetarin Jetmir Olldashi.

Avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka kërkuar që Krimet të shpallin mos kompetencë për çështjen. Por, kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja Liljana Baku.

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka folur për mediat pas vendimit të gjykatës, ndërsa vuri në dyshim procedurën e ndjekur nga prokuroria për marrjen e kampionit të zërit.

“Prokurori e quan të paligjshëm pse e publikoi në Partinë Demokratike. Ça pune ka prokuroria se si e publikon lajmin gazetari. Çdo prokuroria që i hyn kësaj pune. Momenti i dytë është çështja e procedurës së marrjes së provave. Ore zotëri si është marrë kampioni i zërit. Nëse nuk është procedura e duhur, bie gjithçka”, deklaroi Gjata.

Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 14:15
Login to post comments