Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Gramsh dhe si pasojë mjeti ka pësuar dëmtime në disa pjesë të tij.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa makina tip “Benz” ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së një 55-vjeçar me iniciale K.H. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrvënies.
“Në lagjen “Sporti”, ne mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K.H., 55 vjeç, i cili ishte i parkuar para banesës, ka rënë zjarr. Në momentin që mjeti ka marrë flakë, pronari e ka konstatuar dhe me mjete rrethanore ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar pjesërisht mjeti. Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 151 e 22 të Kodit Penal”, njofton policia.