Një shofer kamioni ka aksidentuar për vdekje një kalimtar në Yrshek të Tiranës. Shoferi ka inicialet A.Sh. kurse kalimtari nuk është identifikuar ende. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek. Sipas policisë "mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar." Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





