Pagesat e hipotekës edhe në postë – Nënshkruhet marrëveshja për lehtësimin e procedurës për qytetarët

Tuesday, 09 October 2018 16:08

Qytetarët nuk do ju duhet më të humbin kohë duke kryer pagesat e hipotekës në filialet e bankave të përcaktuara për këtë qëllim. Dy krerët, ai Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valtrin Pjetri dhe ai i Postës Shqiptare, Laert Duraj, nënshkruan një marrëveshje për ta ofruar këtë shërbim pranë postës shqiptare.

Ky është bashkëpunimi i radhës mes dy institucioneve pas atij të vitit 2015-të për transportin e dokumentacionit në adresën e qytetarëve nga ana e postës shqiptare, gjë e cila reduktoi radhët e gjata në hipotekë.

Aktualisht zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ofrojnë 51 shërbime të ndryshme me tarifa që variojnë nga 200 në 25 mijë lekë, pagesa e të cilave kryhen në filiale të bankave të nivelit të dytë.

Video

Login to post comments