Shqipëri-Jordani/ Blindohet Elbasani, bllokohet rruga dhe bizneset pranë stadiumit

E mërkurë, 10 October 2018 11:03

Ndeshja që do të zhvillohet ditën e sotme midis Kombëtares dhe Jordanisë ka bërë që ky qytet të blindohet i gjithi nga forcat policore. Në ndeshjen e planifikuar sot, në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, policia zbulon se janë angazhuar 135 forca  Policie të Rendit,  Qarkullimit,  Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Përveç forcave të policisë, policia njofton edhe bllokimin e aksit pranë stadiumit nga ora 18:00, ndaj edhe këshillon qytetarët të minimizojnë lëvizjen me vetura në këtë pjesë.

Njoftimi i policisë

Policia e Elbasanit,  plan masash për zhvillimin sa më normal të ndeshjes miqësore  ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Jordani. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe pas  përfundimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë – Jordanis që do të zhvillohet më datë 10.10 2018, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”,  ku për mbarëvajten e kësaj ndeshje  do të angazhohen 135 forca  Policie të Rendit,  Qarkullimit,  Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.  Do ketë  bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.10.2018 deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e policisë ku nuk do të lejohet futja e sendeve  të forta, shisheve me tapë, fishekzjarreve, monedhave  apo metaleve  (të çfarëdo lloj), si dhe të  çelësave. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejtë stadiumit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...