×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tatimet rikujton biznesin e vogël: Deklaroni fitimet, penalitete...

E mërkurë, 10 October 2018 11:10

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u ka kujtuar sërish tatimpaguesit e biznesit të vogël me qarkullim 2-5 milion lekë, se data 10 Tetor 2018, është afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018.

Ky është deklarimi i dytë për bizneset që u përfshinë nga 1 prilli në skemën e TVSH. Deklarimi i parë përfshinte muajt prill, maj dhe qershor.

Administrata Tatimore ka theksuar që në fillim të këtij procesi se ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet, por që duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve sepse këto të dhëna përbëjnë bazën për plotësimin e mëtejshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

Referuar të dhënave që DPT disponon, 11,493 subjekte të biznesit të vogël dorëzuan deklaratën e TVSH-së për muajin qershor 2018, brenda afatit ligjor, pra pa asnjë penalitet.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë procesit të plotësimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore

(13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve, ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30 -18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën:

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...